Lamtumirë pas një sezoni historik, Husein Demiri largohet nga Bashkimi

Lamtumirë pas një sezoni historik, Husein Demiri largohet nga Bashkimi

Pas një sezoni brilant në të cilin KF Bashkimi u rikthye në elitën e futbollit vendor, sulmuesi Husein Demiri njofton largimin nga radhët e skuadrës zigjelbër.

MARKETING

Në një postim emocional, Demiri konfirmon se kishte marrë vendimin për t’u larguar disa javë para përfundimit të kampionatit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete për shkak të rëndësisë së ndeshjeve dhe atmosferës së krijuar në ekip.

Ishte përgjegjësi dhe nder ta udhëheq këtë ekip si kapiten, në një sezon të vështirë e me plot sfida e probleme, ku arritëm një sukses historik, inkuadrimin në Ligën e Parë. Me 13 gola dhe 8 asistime, kontribuova maksimalisht për këtë qëllim, ndonjëherë edhe duke dalë nga vetja dhe jam krenar për punën e bërë”, shkruan ndër të tjera sulmuesi.

Demiri falënderoi bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij si lider i një skuadre që bëri histori.

MARKETING