Suhejl Muharemi mbyll aventurën me Feronikelin, e ardhmja e tij mbetet në Kosovë?

Suhejl Muharemi mbyll aventurën me Feronikelin, e ardhmja e tij mbetet në Kosovë?

Sulmuesi nga Shkupi, Suhejl Muharemi, ka përfunduar aventurën e tij me skuadrën Feronikelin.

MARKETING

23-vjeçari kaloi një periudhë të shkurtër te klubi nga Drenasi, ku arriti të lë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij. Gjatë qëndrimit te Feronikeli, Muharemi realizoi një gol dhe regjistroi një asist, duke ndihmuar ekipin në momente vendimtare falë paraqitjeve të mira.

Tashmë, në këtë merkato verore, sulmuesi shqiptar është në kërkim të një ambienti të ri për të vazhduar karrierën e tij. Disa skuadra nga Superliga e Kosovës kanë shfaqur interesim për Muharemin dhe gjasat janë të mëdha që i njejti të vazhdojë të mbetet pjesë e elitës së futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm.

Muharemi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme, ku më herët ka luajtur për Strugën, Skenderbeun, Rabotniçkin, Shkupin e Renovën.

MARKETING