Seleksionuesi i Serbisë: S’do ketë tensione politike, terreni tregon se kush është më i mirë

Seleksionuesi i Serbisë: S’do ketë tensione politike, terreni tregon se kush është më i mirë

Kombëtaren Shqiptare e pret ndeshja e madhe ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

MARKETING

Së fundi në konferencë shtypi ishte trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, i cili tha se s’do ketë tensione politike dhe se terreni do të tregojë se kush është më i mirë.

Po ky ishte që në Botërorin e kaluar, në ndeshjen ndaj Zvicrës kishte sharë nënat shqiptare gjatë kacafytjes së Granit Xhakës me disa nga lojtarët serbë.

“Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ata dhe për ne. Por është vetëm ndeshje. [Shqiptarët] janë miqtë tanë të futbollit, do ta organizojmë bashkë Evropianin për të rinj. Në këtë ndeshje shikojmë vetëm në aspektin sportiv.  Terreni do të tregojë kush është më i mirë. Kurrfarë tensionesh politike, kurrfarë porosi të tifozëve, kurrfarë deklaratash të disa të çmendurve që duan të krijojnë gjendje lufte nuk na interesojnë dhe nuk do të jetë ashtu”, deklaroi Stojkoviq.

Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të zhvillohet të shtunën më 7 qershor, në “Arena Kombëtare” të Tiranës, në orën 20:45

MARKETING