Interi siguron finalen e Championsit, zikaltërit eliminojnë Barcelonën në një ndeshje dramatike

Interi siguron finalen e Championsit, zikaltërit eliminojnë Barcelonën në një ndeshje dramatike

Interi është kualifikuar për në finalen e Champions League. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, edhe akti i dytë u mbyll në të njëjtat shifra, ndërkohë për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën menjëherë në sulm.

Për të ardhur te goli, zikaltërit “rrëmbyen” një top para zonë, me Dumfries që shërbeu mjaft mirë për Lautaron, i cili e kishte lojë fëmijësh që të shënonte.

MARKETING