Kombëtarja mposht Bjellorusinë dhe ngjitet në Ligën B
Shqipëria siguron ngjitjen zyrtare në Ligën B të Ligës së Kombeve! Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Bjellorusisë, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 15 pikë.
Fitorja u vulos nga golat e Rey Manajt në minutën e 28-të dhe Elseid Hysajt në minutën e 56-të. Me këtë sukses, Kombëtarja regjistron pesë fitore dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshje, duke siguruar ngjitjen një nivel më lart.
Shqipëria krijoi edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk arriti t’i konkretizonte, ndërsa një goditje e Kristjan Asllanit u ndal nga traversa.

