Shkëndija – Shkupi ndahen me barazim, nuk fiton as Struga 

Shkëndija – Shkupi ndahen me barazim, nuk fiton as Struga 

Derbi shqiptar i xhiros së 29-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit është mbyllur me barazim 3:3. Takimi i luajtur në Tetovë në një stadium të zbrazur, prodhoi plot 6 gola, po nuk solli fitues. Shkupi e mbylli në epërsi 1:3 pjesën e parë, teksa kuqezinjtë u rikthyen në fraksionin e dytë, duke shënuar dy gola dhe duke barazuar shifrat në 3:3. Ndërkohë nuk ka fituar as Struga, që në Kratovë e mbyllën ndeshjen me Sileksin me barazim pa gola. Gostivari ka humbur nga Rabotniçki me rezultat 1:2, përderisa Pelisteri mposhti Tikveshin me shifra minimale 1:0.

MARKETING