Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finale të Kupës së Mbretit ka shpërthyer në lot teksa ka zbuluar presionin që po i bëhet nga videot e kanalit zyrtar të Real Madridit.
Në një video të shpërndarë nga Real Madridi tregohet përqindja e fitoreve të Barcelonës dhe Real Madridit në ndeshjet në të cilat Ricardos Bengoetxea ka ndarë drejtësinë dhe gabimet e supozuara që ka bërë 39-vjeçari.
“Çfarë përpiqem të bëjë është që ta edukojë fëmijën tim, t’i them se babai i tij është i sinqertë dhe mbi të gjitha, mund të bëjë gabime si çdo person sportist”.
“Nuk është e drejtë ajo nëpër të cilën po kalojmë, shumë kolegë, dhe jo vetëm në futbollin profesionist, por edhe në nivelet amatore”.
“Të gjithë duhet të reflektojmë mbi atë se ku duam të shkojmë, mbi atë se çfarë duam nga sporti dhe nga futbolli”, ka thënë Bengoetxea gjatë konferencës për shtyp.
‼️🇪🇸 Before the Copa del Rey final, the referee for the match spoke in a press conference..
De Burgos Bengoetxea: "When your son goes to school and there are children who tell him that his father is a thief and he comes home crying, that's really tough."😢pic.twitter.com/eHjfFz8atq
— EuroFoot (@eurofootcom) April 25, 2025
De Burgos Bengoetxea, i cili po ashtu ndanë drejtësinë në garat ndërkombëtare të UEFA-s, ka drejtuar edhe më parë disa ndeshje të ‘El Clasicos’.
Pablo GonzalezFuertes, i cili do të jetë në VAR për finalen e së shtunës, ka paralajmëruar se gjyqtarët mund të ndërmarrin hapa ligjorë ndaj kanalit të Real Madridit.
“Nuk ka dyshim se ne do të fillojmë të marrim masa më serioze se sa po marrim aktualisht. Ne nuk do të vazhdojmë të lejojmë atë që po ndodhë. Së shpejti, ju do të dëgjoni nga ne”, ka thënë Fuertes.