Conceição frenon euforinë te Milani: Nuk kemi fituar ende asgjë, tani na duhet ekuilibër

Conceição frenon euforinë te Milani: Nuk kemi fituar ende asgjë, tani na duhet ekuilibër

Sérgio Conceição ka besuar deri në fund, edhe kur finalja e Kupës së Italisë dukej si një iluzion. Trajneri portugez iu dha forcë lojtarëve të Milanit për të luajtur deri në fund për turneun e dytë të sezonit dhe dëshmia erdhi në gjysmëfinalen e kthimit, ku kuqezinjtë mundën Interin 3-0. Një rezultat shumë i rëndësishëm, që mund të sjellë ndryshimin për Milanin këtë sezon.
“Ne ende nuk kemi fituar asgjë. Kemi një finale për ta luajtur dhe mbi të gjitha një fund sezoni që duhet të përfundojë sa më mirë, për ta ndryshuar imazhin e këtij Milani. Kemi shumë më tepër cilësi se ajo që kemi treguar deri tani, – shpjegoi trajneri portugez.

– Ndjenjat vijnë direkt nga java, nga stërvitjet, për këtë arsye besoj se ky qëndrim dhe kjo ambicie janë rezultat i punës. Në fillim të ndeshjes kishim pak vështirësi, duke gabuar në kundërsulme, por pastaj erdhi goli. Gjatë pushimit rregulluam disa gjëra dhe më pas bëmë një pjesë të dytë të shkëlqyer”.

Në këtë mbrëmje, protagonisti kryesor pa dyshim ishte Luka Jovic, i cili, falë një dopiete, iu dha triumfin kuqezinjve. Një lojtar të cilit Conceição i dha besim, edhe pse ka kaluar vështirësi gjatë muajve të kaluar: “Jovic po punon shumë mirë, po jep maksimumin. Ka humbur pak peshë dhe po na jep atë që na nevojitet në fushë. Kishim nevojë për mbështetje nga ai, sepse mund të na krijojë hapësira në korridoret e qendrës.
Sulmuesit e tjerë nuk duhet të mendojnë se nuk kam besim tek ata, sepse unë vendos se kush të luajë sipas karakteristikave të kundërshtarit. Në ndeshjen e fundit mendova ta aktivizoja Luka titullar, ashtu si Tammy bëri mirë ndaj Udines. Na vjen keq që në kampionat nuk arrijmë të zbatojmë atë që përgatitim në stërvitje”.

Për të ardhmen e Conceição, ka ende kohë, sepse para janë disa objektiva për t’u arritur: “Nuk është e rëndësishme e ardhmja ime, e rëndësishme është të fitojmë me Venezia dhe të luajmë finalen në Romë.

Ne ende nuk kemi fituar asgjë, lojtarët janë gjithmonë të njëjtë, prandaj nuk është se gjithçka po shkon shumë mirë tani, ose shumë keq më parë. Tani duhet vetëm të gjendet një ekuilibër, si taktikisht, ashtu edhe emocionalisht”.

MARKETING