Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot bojkotojnë marketet
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot apelojnë për bojkotimin e supermarketeve dhe më në fund t’i thonë “JO” rritjes enorme të çmimeve.
Vitet e fundit janë zbatuar masa të ndryshme për të ndaluar inflacionin, çmimet dhe marzhet janë ngrirë, ndërsa vitin e kaluar kanë vazhduar përpjekjet nën që nën ndikimin e shportës konsumatore për të blerë diçka më lirë. Pavarësisht gjithë kësaj, as inflacioni nuk u ul dhe as çmimet nuk u stabilizuan, siç dëshmohet nga inflacioni i dhjetorit, i cili në një vit arriti në 4.4 për qind.
Bojkoti i supermarketeve filloi në Kroaci dhe u përhap në vende të tjera. Për sot është shpallur bojkot në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Kroatët po zgjerojnë protestën e tyre sot duke përfshirë bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit.