Komuna e Tetovës: Kemi hedhur krip dhe rërë në rrugë, thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë
Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave.
“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa”.
“Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të borës”, thonë nga komuna e Tetovës.