(VIDEO) Për nëntë ditë tre raste të korrupsionit të lartë që peshojnë 28 milionë euro

(VIDEO) Për nëntë ditë tre raste të korrupsionit të lartë që peshojnë 28 milionë euro

Organet e përndjekjes në 9 ditët e fundit, kanë zhvilluar 3 aksione të ndara të mëdha, që kanë të bëjnë me korrupsion të profilit të lartë. Së fundmi, Prokuroia hapi lëndë për keqpërdorimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës. 13.5 milionë euro është shifra që kanë përfituar të dyshuarit në lëndën më të re që ka hap prokuroria në lidhje me keqpërdorimet që janë gjatë procedurave për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i dorëzoi dje Gjykatës Themelore aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizikë. Siç njoftoi prokurorua, të dyshuarit nga viti 2014 deri në vitin 2020 me vetëdije ka anashkaluar rregulloret dhe rregullat e procedurës për dhënien e kontratës së prokurimit publik dhe ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar. Me veprimet që përbëjnë kryerje të shumëfishtë të së njëjtës vepër, të dyshuarit për personin e dytë të akuzuar juridik kanë arritur përfitime pasurore të mëdha në shumë prej mbi 800 milionë denarë.

Prokuroria Publike

Në të njëjtën kohë, e rritën vlerën e projektit, ndërsa për ta arsyetuar lidhën 12 anekse të kontratës, me çka është paguar 138.488.064,00 denarë më shumë se sa ishte marrëveshja fillimisht dhe mjetet materiale të parapara për atë qëllim. Me anekset përfundimtare në këtë mënyrë, ndonëse procedura ishte e pandashme, ato ndanë dhe ndryshuan lëndën e kontratës së lidhur nga faza “çelës në dorë” në fazën ndërtim karabina, duke mundësuar kështu zhvillimin e dy procedurave të reja të prokurimit publik në të ardhmen dhe dhënien e kontratave të reja për vazhdimin – fazën e dytë, duke ofruar kështu përfitime për operatorët potencial ekonomik në procedurat shtesë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë S.Sh. dhe i akuzuari i dytë juridik ka kryer veprën penale të zgjatur – Shpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat. Të pandehurit H.F. dhe A.A. ka kryer veprën penale të zgjatur të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe i pandehuri B.M. ka kryer vepër penale të zgjatur Pakujdesi në shërbim.

Lënda e dytë që po heton prokuroria dhe e cila është rasti me Lotarinë shtetërore, ku është shkaktuar dëm i buxhetit në vlerë prej 8.1 milionë euro. Dy të dyshuarit e parë në këtë lëndë janë ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përaprim Bajrami, të cilët dyshohen se kryer veprën penale – përvetësim në detyrë. Në këtë lëndë po hetohen edhe katër persona të tjerë në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski. Këto katër të dyshuar, po hetohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”.

Ndërkaq më 10 dhjetor, policia zhvilloi një aksion të madh për keqpërdorime në EMV. Në këtë rast 23 dyshohen, në mesin e të cilëve edhe ish drejtorët e kompanisë, Vasko Kovaçevski dhe Vasko Stefanov, për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING