(VIDEO) Studiuesi Xhafer Sadiku: Me idenë “shteti bektashi” po duan ta ndajnë shtetin shqiptar
Para dy ditëve në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë – Tiranë, nën patronazhin e Forumit Musliman të Shqipërisë, u mbajt simpoziumi “Shteti Bektashi nisma që cënon harmoninë e bashkëjetesën fetare dhe rrezikon interesat kombëtare”.
Me pjesëmarrjen e 120 studiusve, hulumtuesve dhe figurave të rëndësishme të komuniteteve fetare, në këtë simpozium, fjalë rasti kishte edhe studiuesi Xhafer Sadiku u shpreh se duan të krijojnë proces ndarjeje përmes këtij shteti të ri.
“Kjo është një konferencë, siç e thatë edhe ju, përtej fesë, është për të mbrojtur atdheun. Ndonëse, kemi çasje të ndryshme me pushtetin ekzekutiv ose politik, si studiues e shikoj ndryshe çështjen, nuk e shikoj në qasje politike, por në këndvështrimin atdhetar, në këndvështrimin jo vetëm thjesht të religjionit, por të interesave të atdheut, së pari. E dyta, nuk ka arsye për krijimin e një shteti bektashi, sepse as krahasimi që bëhet me Vatikanin, janë dy realitete krejt ndyshe, dy kohë të ndryshme dhe dy qasje të ndryshme. “Italia, Vatikani u krijua kushtet e Italisë që po bashkohet, Italisë njëfetare, ndërsa këta kërkojnë të krijojnë një shtet bektashij, me kusht dhe në proces ndarje, d.m.th. të ndan shtetin shqiptar, dhe të krijosh një shtet brenda shtetit shqiptar, në fakt vet qeveria që ka për detyrë të mbroj territorin e Shqipërisë, të shkel në Kushtetutën e Shqipërisë.
Përmes kësaj konference, synohet që shqiptarët duhet të jenë të vetdijshëm, për idealet kombëtare që ne trashëgojmë nga rilindja shqiptare, nga rilindja kombëtare, që do të thotë, myslimanët dhe bektashijtë në përgjithësi gjithë shqiptarët janë bashkombas, kanë të njejtat interesa, kanë të njejtat aspirata, por aq më tepër dhe bektashijtë.
Bektashijtë, janë pjesa e myslimanëve, siç ka thënë Samiu – “Nuk do të jenë përball njëherë me myslimanët, por do të jenë në krah të myslimanëve, në krah të njëri tjetrit. Me të gjithë religjionet duhet të jenë në krah të njëri tjetrit dhe jo përball njëri tjetrit.
Jo vetëm në fe, por ideali kombëtar është për mbi idealet qytetare. Ne jemi njerëz, dhe pa qenë njerëz të mirë, nuk mund të jemi shqiptarë të mirë, dhe pa qenë shqiptarë të mirë, s’jemi atdhetarë të mirë”, ka thënë studiuesi Xhafer Sadiku.