28-31 tetor në Shkup dhe Shtip do të mbahen shfaqje filmash në kuadër të “Netët e Filmit Turk”
“Netët e Filmit Turk” do të organizohen në qytetet Shkup dhe Shtip nga Atashea për Kulturë dhe Turizëm pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup.
“Si pjesë e ditëve festimeve të 29 Tetorit – Ditës së Republikës, Atashea për Kulturë dhe Turizëm, do të mbajë shfaqje filmash në Shkup dhe Shtip në kuadër të “Netët e Filmit Turk” duke filluar nga 28 deri në 31 tetor.
Të gjithë dashamirët e kinemasë janë të ftuar në shfaqjet e filmave”, thuhet në komunikatën e Atashesë për Kulturë dhe Turizëm pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup.
Ndryshe, shfaqja e 4 filmave turke: “Once upon a time in Anatolia”, “The Last Letter”, “The Wild Pear Tree” dhe “Crimean”, gjatë këtyre netëve me fillim nga ora 20:30, do të mbahen në “Kinoversum Kinema – Kisella Vodë” – Shkup dhe “Kinoversum Kinema” në Shtip.