Mickoski i përgjigjet Snopçes për paralajmërimet për largim nga Qeveria: Ju dëshiroj fat!

Mickoski i përgjigjet Snopçes për paralajmërimet për largim nga Qeveria: Ju dëshiroj fat!

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka komentuar deklaratën e deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, se ata mund të dalin nga Qeveria, nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për “Branitellat” pa u parashikuar edhe kompensimi për ish luftëtarët e UÇK-së.
Mickoski shkurt tha se “I dëshiroj fat”, ndërsa të njëjtën përgjigje e kishte edhe për pyetjen, lidhur me paralajmërimet e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti se ata të revolutar për balancuesin do të dalin në protesta: “Edhe atij i dëshirojë shëndet dhe fat”, tha Mickoski.
Mickoski mes tjerash e ka përsëritu qëndrimin e tij se nuk funksionon me kërcënime dhe shantazhe.
“Nëse dikush kërcënon atëherë duhet atë ta realizoj, nëse nuk e bën, atëherë le përshtypje të keqe në opinion. Unë në kërcënime nuk përgjigje ashtu siç dikush mund të pret. Jam i befasuar që një profesor përdorë fjalor të tillë, por ky është vendimi i tij. Nuk e di kur do të vjen në rend dite në Kuvend, Ligji për ‘branitellat’ por kur do të vjen do ta ketë përkrahjen tonë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING