(VIDEO) Durmishi: Ngrirja e çmimeve dhe kufizimi i marzhës do të bëhen të ditura nga dita e hënë

(VIDEO) Durmishi: Ngrirja e çmimeve dhe kufizimi i marzhës do të bëhen të ditura nga dita e hënë

Shporta e konsumit vjetor, ngrirja e çmimeve dhe kufizimi i marzhës do të bëhen të ditura nga dita e hënë, ka njoftuar ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Ai tha se një grup punues po punon për ngrirjen e çmimeve ose një kufizimin e një marzhe prej 5, 10 ose 15%, të disa produkteve bazë.

 BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË

Bëhet fjalë për një grup pune që është përbërë nga ministra e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave të cilët punojnë në ngrirjen ose të çmimeve në një nivel të caktuar ose një marzhë preo 5,10 apo 15 % të çmimeve të cilat janë çmime të artikujve bujqësor dhe artikujve ushqimor që I përdorin qytetarët. Bëhet fjalë për një shportë konsumatore që do të quhet shporta vjeshtore e konsumatorëve dhe përderisa ne sot folim, deri në fund të ditës ata do të duhet të vendosin formën se me cilën metodologji do të shkojnë”.

Durmishi tha se më së largu deri ditën e hënë do të kenë një metodologji konkrete që do të propozohet në Qeveri e cila më pas duhet zbatuar. Ai sqaroi se bëhet fjalë për produkte ushqimore për të cilat qytetarët kanë më shumë nevojë në këtë periudhë, si orizi, fasulet, pemët dhe perimet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING