Hapen për qarkullim pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak

Hapen për qarkullim pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak

Autoritetet në Prishtinë kanë njoftuar se kanë vendosur të hapin pikat kufitare që ishin mbyllur për shkak të bllokadës së bërë në pjesën serbe të kufirit. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se vendosën për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjakë.

Kjo u bë pas konstatimit se janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës ishte raportuar se persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit me Kosovës kanë legjitimuar udhëtarët.

Bllokimi i rrugëve nga protestues serb që besohet se kanë mbështetjen e heshtur të Beogradit u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Vendimet e Qeverisë Kurti janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

MARKETING