(VIDEO) Mickoski: Kriminelët që u liruan nga papërgjegjësia e eksponentëve të LSDM-së kryen vrasje në Shkup

(VIDEO) Mickoski: Kriminelët që u liruan nga papërgjegjësia e eksponentëve të LSDM-së kryen vrasje në Shkup

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vizituar sot Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive ku për këtë ai tha se shërbimet kadastrale do të jenë shumë herë më të lira për qytetarët si dhe gjëja e dytë dhe më e rëndësishme sipas Mickoskit, është se siç tha ai, kadastra dalëngadalë po e çliron krimin. Ai tha se prioriteti kryesor me ardhjen e Qeverisë së re është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket krimit, në pytetjet e gazetarëve për ngjarjen në Mavrovska në lidhje me arratisjen e vrasësve, Mickoski ka komentuar konstatimet e LSDM-së duke thënë vrasësit janë liruar nga burgu përderisa LSDM ka qenë pjesë e Qeverisë, kështu që në vend të burgut, kriminelët dhe vrasësit ecin nëpër rrugë.

HRISTJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Epo, po, kanë ikur ditt kur LSDM ishte pjesë e qeverisë. Por ajo që është e rëndësishme është se humbi një jetë njerëzore dhe kriminelët u kapën dhe u sollën para drejtësisë. Kushdo që mendon të përfshihet në krim do të kapet dhe do të dërgohet atje ku i përket – pas hekurave. Ne duhet të marrim seriozisht luftën kundër krimit dhe ta bëjmë krimin një profesion të padobishëm. Çdo kriminel që mendon se mund të përfitojë nga krimi do të zhgënjehet shumë shpejt dhe do të vendoset aty ku i takon.”

Mickoski tha që ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë një pikë në kurriz të jetëve të humbura por nuk e shikojnë të kaluarën dhe atë që kanë bërë përderisa kanë qenë në qeveri. Ai shtoi se do të luftojnë për këtë dhe pret që shumë shpejtë krimi të jetë profesion i padobishëm.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING