(VIDEO) IPSH: Asnjë reagens nuk është dëmtuar
Të gjithë reagensët që kanë qenë në frigoriferët që ishin shkyçur nga siguresa e energjisë elektrike në Institutin e Shëndetit Publik, janë funksionale. Kështu bëjnë me dije nga ISHP, pas analizave që u janë bërë reagensëve. Më tej thonë se Reparti i Bakteriologjisë mund t’i kthehet punës normale.
ISHP
“Më datë 1 gusht 2024 janë bërë të gjitha analizat e nevojshme mikrobiologjike për kontroll të cilësisë dhe korrektësisë së tyre, dhe për rezultatet e të cilave kanë qenë të nevojshme 24 orë. Më datë 2 gusht, pasi kanë dalë rezultatet, është vërtetuar se testet molekulare për detektim të kollës së keqe, si dhe substratet për kultivimin e bakterieve, antibiotikëve për përgatitjen e antibiogramëve dhe të gjithë reagensët e tjerë që kanë qenë në frigoriferët e fikur, janë funksionale dhe mund të vazhdoj funksionimi normal i repartit të bakteriologjisë”.
Nga Instituti I Shëndetit Publik bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat shtesë për të shtuar sigurinë e materialeve biologjike.
Një ditë më parë drejtoresha e sapoemëruar e Institutit alarmoi se IPSH –së është tentuar ti bëhet sabotazhë, gjegjësisht se në Repartin Bakteriologjik pranë Institutit të Shëndetit Publik ishin fikur frigoriferët që mbanin një numër të madh të reagensëve për detektimin e sëmundjeve. Institucionet ende nuk kanë zbuluar nëse kjo është bërë qëllimisht nga dikush ose ka ndodhur rastësisht.
Emine Ismaili /SHENJA/