Fatih Ismaili transferohet në Rumani

Fatih Ismaili transferohet në Rumani

Mbrojtësi Fatih Ismaili karrierën e tij do ta vazhdoj në Rumani. Burimet e televizionit Shenja kanë mësuar se futbollisti shkupjan do të transferohet te skuadra e Xhahlaul Piatra që garon në kategorinë e dytë të futbollit rumun. Ismaili ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe tashmë ndodhet në Rumani, ku pritet të firmos kontratë një vjeçare dhe të zyrtarizohet nga ana e ekipit. 26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Voska Sportit në kampionatin vendor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Gostivarin e Rabotniçkin.

Për Fatih Ismailin kjo do të jetë eksperienca e parë që do ta ketë jashtë vendit.

MARKETING