Struga TL sot nis aventurën europiane në Champions

Struga TL sot nis aventurën europiane në Champions

Struga Trim Lum sot do të nis aventurën europiane kur në ndeshjen e parë të raundit të parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve do të përballet me Sllovan Bratisllavën e Sllovakisë.

Kampionët e vendit që janë përfaqësuesit e vetëm të vendit tonë në këtë garë, ndeshjen e parë e luajnë në transfertë dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Qatip Osmani kërkon të bëjë më të mirën për të marrë rezultat sa më pozitiv, që në ndeshjen e kthimit pas një jave ta ketë më të lehtë avansimin për në raundin e dytë të këtij kompeticioni.

Ndeshja ndërmjet Sllovan Bratislavës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin “Tehelne Pole”, duke nisur nga ora 19:00.

MARKETING