Franca fiton me autogol, Austria ua bën jetën të vështirë “Gjelave”

Franca fiton me autogol, Austria ua bën jetën të vështirë “Gjelave”

MARKETING

Fitore me shumë vuajtje, por edhe me fat e Francës përballë Austrisë në ndeshjen e dytë në Grupin D. Nj autogol i Wober në minutën e 38-të, pas depërtimit të Kylian Mbappesë nga e djathta, vendosi fatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar në “Arenën e Dusseldorfit”, ku ndoshta austriakët meritonin diçka më shumë.

MARKETING

Sample Image

Meritë të madhe në këtë fitore të “Gjelave” kishte portieri Maignan me ndërhyrjen vendimtare ndaj Christoph Baumgartner në minutën e 38-të, duke u mohuar golin austriakëve.

Një mbrëmje që, përtej fitores, nuk la një shije të mirë sa i përket formës së Mbappesë, që në mënyrë të pabesueshme goditi jashtë përballë portierit austriak (55’).

Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D.

MARKETING