Struga merr përforcim të fortë, Arbi Vosha firmos me kampionët!

Kampionët e vendit, Struga Trim Lum vazhdon me angazhimin e lojtarëve të rinj dhe përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm në elitë si dhe për paraqitjet në Evropë.
MARKETING
Anëtar i ri i klubit strugan është Arbi Vosha, ish-futbollisti i Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Bëhet fjalë për sulmues anësor, i cili ka luajtur për të gjitha ekipet e të rinjve të Maqedonisë.
Arbi Vosha me kampionët ka firmosur kontratë tre vjeçare.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme ekipi strugan siguroi shërbimet e Bojan Ilievski, si dhe rinovi kontratën me kapitenin Bunjamin Shabanin.