Aleksandar Trumçi, zyrtarizohet te Shkëndija

Aleksandar Trumçi, zyrtarizohet te Shkëndija

Aleksander Trumçi është transferimi i parë i Shkëndijës në këtë merkato të kësaj vere. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar sot mbrojtësin e djathtë, i cili vjen nga Bylysi i Shqipërisë dhe me Shkëndijën ka firmosur kontratë për huazim 6 mujor, me të drejtë blerje në janar kur pritet të firmos për 2 vite e gjysmë.

“Ndjehem shumë i lumtur për këtë transferim te Shkëndija. Personalisht mezi kam pritur të bëhet ky transferim. Zgjodha Shkëndijën për shkak se është klub shumë i madh dhe me shumë histori“, tha Trumçi, pasi firmosi zyrtarisht kontratën me Shkëndijën.

Me përvojë të konsiderueshme në mbrojtje dhe një profil interesant edhe në detyrat ofenzive, Trumçi  pritet të shtojë cilësinë në përbërjen e skuadrës nga Tetova. Ndërkohë nga Shkëndija gjithashtu kanë njoftuar edhe ndarjen me Bashkim Velijan.

MARKETING