Milevski publikon listën për dy ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Çekisë

Milevski publikon listën për dy ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Çekisë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kontrolluese të muajit qershor kundër Kroacisë dhe Çekisë. Në listën e Milevskit janë përfshirë 27 lojtarë dhe nuk ka ndryshime nga listat paraparake.

Futbollistët shqiptar janë të ftuarit standart me Visar Musliun, Ezgjan Alioskin, Enis Bardhin, Agon Elezin, Lirim Qamilin si dhe rikthehet Isnik Alimi që mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit.

“Në përfaqësuesen e Maqedonisë janë futbollistë të cilët kanë konfirmuar se mund të garojnë me skuadrat më të forta evropiane. Ne u qëndrojmë besnikë lojtarëve që zhvilluan ndeshje të shkëlqyera në pjesën e dytë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, veçanërisht ndaj favoritëve të mëdhenj, Anglisë dhe Italisë. Dy ndeshjet kontrolluese, kundër Kroacisë në Rijekë dhe kundër Çekisë në Hradec Kralove janë shumë të rëndësishme për ne, në përgatitjet për sfidat e shtatorit, me theks të veçantë në forcimin e atmosferës së mirë dhe bashkimit”, ka thënë Milevski.

Kujtojmë se grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për 27 maj në ora 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.

MARKETING