Të shtunën mbyllet sezoni në Ligën e Parë

Të shtunën mbyllet sezoni në Ligën e Parë

Të shtunën do të mbyllet sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku në program janë ndeshjet e xhiros së 33-të. Në situatë kur çështja e titullit u mbyll në xhiron e parafundit, me Strugën që siguroi trofeun e kampionit për herë të dytë radhazi, në xhiron e fundit të këtij sezoni vëmendja do të jetë për ekipin që do të sigurojë Europën.

Shkupi dhe Shkëndija janë në garë për vendin e dytë dhe kuqezinjtë tetovar janë më të favorizuar për shkak se kanë dy pikë më shumë se bardhekaltërit dhe nesër luajn me Rabotniçkin në transfertë, përderisa ekipi nga Çairi do të luaj me kampionët në Strugë.

Ndërkohë Voska Sport do të përballet me Gostivarin në Ohër. Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të takohen Brera – Makedonija Gjorçe Petrovi, Bregallnica – Sileksi dhe Vardari – Tikveshi.

MARKETING