Udinese mposht Leccen dhe i largohet zonës së rënies

Udinese mposht Leccen dhe i largohet zonës së rënies

Ylber Ramadani (titullar) dhe Medon Berisha (u aktivizua në minutën e 56-të) duhet të luftojnë ende për të siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian. Në javën 36-të të Serisë A, Lecce e dy shqiptarëve “ra’” në shtëpi përballë Udineses me rezultatin 0-2.

Skuadra friulane realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë një fitore që e largon nga zona e rënies, por me rrezikun që mund të rrëshqasë sërish poshtë nëse gabon në dy takimet e fundit të kampionatit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të nga Lucca, i shërbyer nga Payero.

Golin e sigurisë për miqtë e realizoi në të 85-tën Samardzic.

Lecce mbetet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa Udinese katapultohet në pozicionin e 17-të me katër pikë më pak se skuadra e Ramadanit e Berishës.

 

MARKETING