Jo vetëm Juventus, një tjetër klub i Serie A synon të afrojë Zhegrovën në verë

Jo vetëm Juventus, një tjetër klub i Serie A synon të afrojë Zhegrovën në verë

Edon Zhegrova shfaqi një super formë duke qenë protagonist i padiskutuar me Lille këtë sezon, gjë e cila nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga klubet europiane.

Pas Juventus që prej javësh e ndjek me shumë interes sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, tashmë një tjetër klub i Serie A duket se ka shfaqur pëlqim për të.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Roma është shumë e interesuar për 25-vjeçarin dardan dhe në verë pritet të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.

Këtë sezon Zhegrova ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 6 asist në të gjitha kompeticionet me Lille.

 

MARKETING