City triumfon në transfertën e Fulham-it dhe merr kreun e Premier League

City triumfon në transfertën e Fulham-it dhe merr kreun e Premier League

Manchester City triumfon në transfertën e Fulham-it dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League.

Takimi i javës së 37-të të Premier League u diktua nga “citizens” dhe në fund u mbyll me fitoren 0-4 të skuadrës së Pep Guardiola-s.

Në minutën e 13’ De Bruyne dhuroi asist, teksa Gvardiol e dërgoi topin në fund të rrjetës, duke zhbllokuar ndeshjen.

Takimi vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 59’, kur Foden mori topin në zonë dhe e finalizoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij. Gvardiol i dhuroi siguri skuadrës së tij në minutën e 71’, duke shënuar edhe goli e tretë për “citizens”.

Në minutën e 90+6’ pas një ndërhyrje të gabuar të Diop ndaj Alvarez City fitoi penallti, lojtari i Fulham la fushën e lojës pasi morri kartonin e dytë të verdhë, teksa ai i City realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi golin e katërt skuadrës së tij.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja u aktivizua në minutën e 67’ në vend të Rodrigo Muniz, por nuk mundi të linte gjurmë përballë “citizens”.

Pas këtij takimi, Fulham renditet momentalisht në vend të 13-të me 44 pikë, teksa Manchester City kryeson me 85 pikë, dy më shumë se Arsenal i vendit të dytë.

MARKETING