Titulli vendoset në Tetovë, nesër derbi Shkëndija – Struga

Titulli vendoset në Tetovë, nesër derbi Shkëndija – Struga

Të dielën luhen ndeshjet e xhiros së parafundit të sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shqiptar në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në renditjen tabelare dhe përballja do të luhet për kreun një xhiro para fundit.

Ndërkohë Shkupi në Çair do të presë Brera Strumicën, ndërsa Voska Sport do të luaj në Kavadar ndaj Tikveshit. Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari do të luaj në shtëpi kundër Rabotniçkit. Në dy duelet tjera, takohen Sileksi me Vardarin dhe Makedonija Gjorçe Petrov me Bregallnicën.

Të gjitha takimet do të luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/

MARKETING