Gostivari barazon pa gola me Sileksin në Kratovë

Gostivari barazon pa gola me Sileksin në Kratovë

 

Me barazim pa gola ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 26-të elitën e futbollit vendor në mes Sileksit dhe Gostivarit. Ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste të shumta për të shënuar, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të takimit. Gostivari këtë ndeshje e mbylli me një futbollist më pak, pasi Amir Bilali u përjashtua me karton të kuq dy minuta para fundit të ndeshjes. Kështu Sileksi vazhdon në pozitën e katërt me 37 pikë, ndërsa Gostivari mban vendin e gjashtë me 33 pikë.

Ndërkaq, xhiroja e 26-të kompletohet të dielën më 5 takime tjera. Struga Trim Lum si kampion në fuqi do të jenë mysafirë në kryeqytet aty ku do të përballen me Vardarin. Shkupi do të luaj në qytetin e Shtipit kundër Bregallnicës, teksa Shkëndija zhvillon transferën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Voska në shtëpi pret Rabotniçkin, ndërsa Tikveshi luan me Brerën. Të gjitha ndeshjet luhen nesër nga ora 15:00./SHENJA/

MARKETING