Dritë në fund të tunelit, Asani gati për spektakël në Kore

Dritë në fund të tunelit, Asani gati për spektakël në Kore

Jasir Asani rikthehet i gatshëm për skuadrën e tij në Korenë e Jugut, Gwangju. Futbollisti i kombëtares nuk kishte marrë minuta në këtë sezon, megjithatë problemet janë hedhur pas krahëve dhe anësori është gati për të dhuruar spektakël në krahun e djathtë.

Asani do të jetë i gatshëm për ndeshjen në transfertë ndaj Gimcheon. Ky është padyshim një lajm shumë i mirë edhe për kombëtaren pasi Asani konsiderohet si një prej titullarëve të Sylvinhos dhe që duhet në formën maksimale për Europianin e verës që zhvillohet në Gjermani.

MARKETING