(VIDEO) Osmani: Kam përvojë unike ndërkombëtare

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kritikoi partitë politike që ende nuk i kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për kandidatët për president. Madje akuzoi se disa parti japin para në këmbim të nënshkrimeve dhe rastet e dokumentuara i kanë dorëzuar në Ministrinë e Brendshme.
MARKETING
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së
“Ka parti politike që me javë krijuan fushatë se për një ditë, për disa orë do t’i grumbullojnë nënshkrimet, por e shihni se kaluan disa ditë dhe mezi janë në mes ose afër numrit mesatar të nënshkrimeve të nevojshme. Vërtetë jam i shqetësuar nga ajo që e marrë vesh nga tereni, se jeoen edhe mjete financiare për nënshkrime. Disa i kemi dokumentuar dhe janë dorëzuar në MPB”.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami thotë se ka interesim të madh për kandidatin e VLEN-it Arben Taravarit, por se për 5-6 komuna të Tetovës me rrethinë ka vetëm një zyrë të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve.
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
“Ne sot kemi nisur zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, disa qytetarë kur e kanë marrë informatën edhe gjatë vikendit kanë nënshkruar, por nuk kemi informata sa kanë nënshkruar gjatë vikendit, por zyrtarisht pra sot ne sot si koalicion nisim mbledhjen e nënshkrimeve. Besoj një periudhë shumë të shkurtër do të mbledhim nënshkrimet”.
E kandidati i BDI-së Bujar Osmani gjeti kohë të lavdëroj veten e tij dhe shton se ka ardhur koha për rrënuar monopolin etnik.
Bujar Osmani, kandidat i BDI-së
“Kandidatura ime nuk është vetëm një kandidaturë e një politikani që ka përvojë unike ndërkombëtare dhe vendore, por më tepër është një referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha, për ta rrënuar monopolin e fundit etnik dhe ta normalizoj barazinë”.
Mbledhja e nënshkrimeve të kandidatëve për president do të përfundoj më 8 mars.
Emine Ismaili /SHENJA/