(VIDEO) Besimi: Nga prilli ka rritje reale të pagave
Parashikimet për zhvillimin e ekonomisë janë pozitive. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se është i bindur që me masat që i ndërmerr Qeevria, deri në fundt të vitit, numrat dhe të dhënat do të jenë edhe më të larta.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë
“Me masat dhe politikat që i ndërmerr Ministria e Ekonomisë nxisim lidhjet ndërmjet kompanive multinacionale dhe lokale. Ky qëllim mbështetet përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të investimeve i cili siguron mbështetje financiare për investime dhe konkurencë, dhe për punësime të reja, për vendosje dhe përparim të bashkëpunimit dhe përparimit me furnizuesit e regjistruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ndërkaq, ministri i financave Fatmir Besimi u lavdërua se nga muaji prill ka rritje reale të pagave dhe se inflacioni është në rënie. Sipas Ministrit, duhet të mësohemi që të jetojmë në kohë të krizave dhe pasigurive.
Fatmir Besimi, ministër i Financave
“Ajo që është me rëndësi për qytetarët është se deficit mbeti i njejtë edhe me roalokimin e mjeteve shpenzimet nuk janë rritur. Po bëhet roalokim i mjeteve për tu adresuar në të gjitha çështjet që kanë ndodhur nëndërkohë, rritja e pagave në sektorin publik, sigurimi i mjeteve për barëra në shëndetësi, pensione dhe gjëra të tjera”.
Ministri u shpreh se ekonomia e Maqedonisë është e vogël dhe shumë e integruar në tregun evropian dhe se 160 për qind e BPV-së është tregti, prej të cilave 80 për qind është me BE-në dhe mbi gjysma me Gjermaninë, e cila këtë vit është në recesion.
Emine Ismaili /SHENJA/