Osmani me ofertë për VMRO-në: Votoni ndryshimet kushtetuese dhe vendosni kur dëshironi zgjedhje
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i bënë ofertë publike VMRO-DPMNE-së. VMRO t’i caktoj datat e zgjedhjeve edhe parlamentare edhe presidenciale, por fillimisht t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën thotë Osmani, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt.
“Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese, do ta lëmë që ato të të vendosin kur të mbahen zgjedhjet, kur të dëshirojnë sot, nesër, pasnesër, menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se kjo është ofertë fer nga ana jonë. Në të kundërt ato do të mbahen në terminet e rregullta dhe mbeten çështjet e kalkulimeve teknike logjistike, e jo vlerësimet politike. Vlerësim politik, është kjo ofertë”, ka deklaruar Bujar Osmani. /SHENJA/