Shqiptohen 252 masa në Shkup, 177 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 252 masa në Shkup, 177 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje policia nga SPB Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara, me çka janë shqiptuar 252 masa.
“Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (23.10.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 177 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë automjete automjete nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tre masa për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe)”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING