Mbi 15 mijë persona në Paris protestuan në mbështetje të Palestinës
Mijëra persona kanë protestuar në Paris në mbështetje të Palestinës, në protestën e parë të lejuar nga policia franceze, raporton SHENJA.
Rreth 15 mijë njerëz dolën në Sheshin e Republikës, treguan të dhënat e policisë franceze, për të shprehur solidaritet me popullin palestinezë në Gaza, ku që nga fillimi i përleshjeve jetën e kanë humbur mbi 4 700 persona.
Protesta në Paris ishte organizuar nga Kolektivi Nacional për Paqe të Qëndrueshme dhe të Drejtë mes Palestinës dhe Izraelit, që përbëhet prej mbi 40 organizata.