(VIDEO) Nën ndikimin e dezinformatave, qytetarët nuk i besojnë të vërtetës

(VIDEO) Nën ndikimin e dezinformatave, qytetarët nuk i besojnë të vërtetës

Dezinformatat dhe krizat janë të varura njëra me tjetrën, kurse problemi është se njerëzit sot përballen me aq shumë dezinformata, saqë e kanë shumë vështirë të kufizojnë se cilëve burime t’u besojnë. Kështu ka thënë kryetarja BE Disinfo Lab, Diana Valis.

Diana Valis, kryetarja BE Disinfo Lab

“Njerëzit fillojnë të dyshojnë edhe në disa burime që do duhej të ishin të mira. Kur shkaktohet mosbesim i  këtillë tek njerëzit, ata kthehen tek burimet alternative që i kanë, siç e dijmë, mund të jenë edhe të rrezikshme”.

Në kushte të këtilla, të rritjes së mosbesimit dhe publikut skpetik, gazetarët duhet ta bëjnë punën e tyre shumë më mirë dhe më kualitative.

Diana Valis, kryetarja BE Disinfo Lab

“Shumë prej jush, si gazetarë, keni kodeks të sjelljes dhe pritet nga ju që të silleni në një mënyrë të caktuar kur bëhet fjalë për informimin, të verifikoni burimet, të jeni shumë të kujdesshëm. Mendoj se ndjekja e atyre kodekseve do duhej në njëfarë mënyre të sjellë siguri”.

Këto deklarata ajo i dha gjatë Konferencës vjetore të Disinfo Lab BE, organizatë e pavarur jofitimprurëse, e cila grumbullon njohuri dhe ekspertiza për dezinformatat në Evropë, që këtë vit u mbajtë në Krakov. Aty morën pjesë mbi 400 profesionistë nga e gjithë bota të fushave të ndryshme, lidhur me punën e mediave dhe luftën kundër propagandës dhe dezinfomatave.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING