Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

Interi i Inzagit rrëmbeu barazimin 1-1 ndaj Real Sosiedad në një ndeshje shumë të vështirë. Goli i Lautaro Martinez tre minuta para fundit shmangi humbjen për zikaltërit. Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri Inzagi, menjëherë pas përfundimit të takimit në Spanjë.
“I kisha parashikuar vështirësitë ndaj një kundërshtari të denjë. Ishim mirë sepse për një orë vuajtëm por mbetëm në lojë dhe në fund, pasi barazuam, ne donim ta fitonim ndeshjen. Është gjithmonë e lehtë të flasësh pas ndeshjes. Kam ndryshuar katër lojtarë sepse ishim të lodhur, edhe për shkak të kombëtareve.

A prisnit më shumë nga Asllani dhe Arnautoviç? Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit. Unë mendoj se nuk mund të ndalemi në disa elementë, i gjithë Interi duhet të kishte bërë më mirë, duke përfshirë edhe mua. Kemi nevojë për të gjithë.

Në pjesën e parë vuajtëm të gjithë, jo vetëm ndryshimet që kisha bërë. Zomer na ndihmoi të qëndronim në lojë dhe më pas të kesh Lautaro përpara është gjithmonë ndihmë. Unë kam një skuadër të gjatë dhe cilësore që duhet të përpiqem ta shfrytëzoj, të gjithë që u futën bënë shumë mirë. Real Sociedad ishte një kundërshtar i shkëlqyer, bëri më mirë se ne. Në fund ndjenjat ishin pozitive”, deklaroi ndër të tjera Inzagi.

MARKETING