Punëtori për rolin e parlamenteve në procesin e integrimit evropian

Punëtori për rolin e parlamenteve në procesin e integrimit evropian

 Në Kuvend sot do të mbahet punëtori me temë: Roli i parlamenteve në procesin e integrimit evropian”.

Punëtoria është në kuadër të Projektit për Programin për mbështetje parlamentare (PSP), i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), përmes Ambasadës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa zbatohet nga Instituti Kombëtar Demokratik. (NDI), Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Qendra për menaxhim me ndryshime. Nikoqir i seminarit është Komisioni për Çështje Evropiane.

Fjalime hyrëse do të mbajnë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Bojan Mariçiq, kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi dhe drejtori i lartë rezident dhe lider i ekipit të Programit për mbështetje parlamentare, Robert Skot Hejzlet.

Për rolin e Parlamentit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian përvojën e tyre do ta ndajnë përfaqësuesit e parlamenteve nga Republika Çeke, Kroacia dhe Mali i Zi. Për kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe metodologjinë e re të procesit negociator do të flasë Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

MARKETING