LPFMV, FITOJNË STRUGA DHE SHKUPI

LPFMV, FITOJNË STRUGA DHE SHKUPI

Xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjell fitore edhe për Struga Trim Lum dhe Shkupin. Liderët aktual fituan transfertën ndaj Bregallnicës në Shtip me rezultatin 0:3. Golat për ekipin strugan i realizuan Maleski, Ibraimi dhe Radeski. Fitore mori edhe Shkupi, ku në Kratovë mundi Sileksin me dy golat a Cepas dhe Alvarezit. Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme, Rabotniçki fitoi Tikveshin me rezultat 1:3, përderisa Skopje triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Pobedës. Xhiroja e radhës apo e 31-ta në program do të zhvillohet me 7 maj.

MARKETING