Fillon mbjellja e duhanit, prodhuesit presin vit të mirë dhe çmime më të larta

Fillon mbjellja e duhanit, prodhuesit presin vit të mirë dhe çmime më të larta

Fillon mbjellja e duhanit për rekoltën e re. Tani për tani disa prodhues të rajonit të Prilepit dhe Pellagonisë filluan me mbjelljen, ndërsa në mënyrë më intensive do të mbillet gjatë majit.

MARKETING

Description of image

Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Bujqësore, thotë se sivjet me blerësit është dakorduar prodhim prej rreth 26.400 tonë, që është më shumë se vitin e kaluar dhe presin një vit të mirë.

Kultivuesi e duhanit edhe sivjet kërkojnë rritje të çmimit të duhanit pasi më të mëdha janë shpenzimit e prodhimit.

“Presim vit të mirë prodhues, edhe pse shumë varemi nga kushtet e motit, presim që çmimet të rriten, të arrijmë në çmime realisht të shpagueshme për të ruajtur prodhimtarinë e duhanit. Vetëm nëse shpaguhet dhe kjo mund t’i tërheqë gjeneratat më të reja ta mbjellin duhanin që t’u ngelet vetëm më të rriturit të merren me prodhimin e duhanit”, vlerëson Stomnaroski.

Këtyre ditëve prodhuesve të duhanit u paguhen subvencione për rekoltën e vitit të kaluar. Rreth 16.000 prodhuesve të duhanit për rekoltën e vitit të kaluar u janë transferuar 26 milionë euro si subvencione. /Mia.mk/

MARKETING