Përfaqësues të OKH Merhamet marin pjesë në iftarin e përbashkët në qytetin e Bursës
Sot në qytetin e Bursës u shtrua një iftarë i përbashkët mes disa shoqatave civile nga Maqedonia e Veriut me deputetin e tanishëm njëherit edhe kandidat momental për deputët në listën e AK Partisë z. Refik Özen me prejardhje nga Prizreni, dhe ish kryetari i qytetit të Bursës z. Rexhep Alltepe si dhe ish-zavedësi i tij z. Bajram Vardar me prejardhje nga Shkupi, ish-kryetari i degës së AK Partisë në Bursa z. Nagip Vardar me prejardhje nga Tetova, si dhe afaristë të ndryshëm me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Nga Maqedonia e Veriut në iftar prezantuan nënkryetari i parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Hysni Ismaili, drejtori i ShB Logos A z. Adnan Ismaili, kryetari i shoqatës Ensar prof. dr. Sulejman Baki, kryetari i OKH Merhamet z. Ridvan Xhaferi, kryetari i shoqatës Köprü z. Hysrev Emin, përfaqësuesi i shoqatës Vizioni M z. Taxhudin Shabani, dhe antari i kryesisë së OKH Merhamet z. Xhihad Husejini.