VIDEO| Mickoski: Kovaçevski dhe Grubi me shqelma i larguan njerëzit e Alternativës

VIDEO| Mickoski: Kovaçevski dhe Grubi me shqelma i larguan njerëzit e Alternativës

“Pres që të ketë debat pas shkarkimit të tre ministrave nga përbërja e mëparshme e qeverisë së Dimitar Kovaçevskit. Nesër në ora 10:00 do të kemi koordinim me grupin parlamentar, në të cilin do të marr pjesë edhe unë dhe aty do të marrim qëndrimet që më pas do të duhet të mbrohen në seancën e Kuvendit”, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me seancën e nesërme për rikonstruimin e qeverisë.

Sa i përket Alternativës, Mickoski theksoi se kjo ishte partia që në fund të vitit 2021 e shpëtoi qeverinë e BDI-LSDM-së që të mundte krimi të vazhdojë, ndërsa tani të njejtën po e përzënë nga qeveria.

“Ky akt flet për kapacitetin moral dhe njerëzor të këtyre njerëzve. Ju kujtoj se pas ngjarjeve të nëntorit të vitit 2021, Afrim Gashi dhe Alternativa ishin ata që shpëtuan qeverinë e BDI-së, të mbështetur nga SDS. Tani Kovaçevski dhe Artan Grubi vendosën që me shqelma t’i dëbojnë njerëzit e Alternativës – të cilët e vazhduan këtë imoralitet politik dhe kriminal të qeverisë së BDI-së me mbështetje nga LSDM-ja” – tha Mickoski për Kanal5./SHENJA

MARKETING