720 nxënës përfunduan me sukses projektin e klubit leximor “Bashkimi” të organizuar nga SHK “Vizioni-M”

720 nxënës përfunduan me sukses projektin e klubit leximor “Bashkimi” të organizuar nga SHK “Vizioni-M”

Më datë 06.06.2024 filloi përmbyllja e projektit Klubi Leximor “BASHKIMI”, i cili u zhvillua përgjatë katër muajve me nëntë shkolla fillore, me gjithsej 720 nxënës të klasave të ciklit të lartë. Shkollat pjesëmarrëse në këtë projekt ishin nga tre qytete: Kumanova, Shkupi dhe Tetova.

Në këtë program përmbyllës ishin dy shkolla fillore nga Tetova, konkretisht SHFK Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Xhepcisht dhe SHFK Abdyl Frashëri-Bogovinë, me të cilat edhe u organizuan gara. Nga paraqitja e nxënësve u vërtetua se të dyja shkollat kishin punuar jashtëzakonisht mirë, prandaj komisioni vlerësues vendosi që të dyja shkollave t’u shpërndajë çmimin e njëjtë”, thuhet në komunikatën e SHK “Vizioni M”.

MARKETING