11 shoferë të ndaluar në 24 orë, 10 prej tyre pa patentë shoferi

11 shoferë të ndaluar në 24 orë, 10 prej tyre pa patentë shoferi

Policia ka privuar nga liria 11 shoferë në lokacione të ndryshme në vend, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një 40-vjeçar nga Makedonski Brodi është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Rastet kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj shoferëve do të ngriten kallëzime penale.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi ose nën ndikimin e alkoolit.

MARKETING