Pas largimit të Antonio Contes, drejtuesit e Napolit i kanë besuar pankinën një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit italian. Për Allegrin nis një sfidë e re, me objektivin për të mbajtur ekipin në nivelet më të larta, si në Serie A ashtu edhe në arenën europiane.

Me një karrierë të pasur dhe disa tituj kampionë në Itali, Allegri rikthehet në një projekt ambicioz, ku pritet të udhëheqë Napolin në mbrojtjen e titullit dhe në garën për trofe të tjerë gjatë sezoneve në vazhdim.