Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë

Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë

Juventusi është dënuar me heqjen e 10 pikëve nga Gjykata Federale e Apelit, në rigjykimin e çështjes së manipulimit të bilanceve, me plusvalencat.

Vendimi i Gjykatës së Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit erdhi mbrëmjen e të hënës, pasi Prokuroria Federale kishte kërkuar heqjen e 11 pikëve.

Gjithashtu gjykata vendosi të lirojë nga akuzat 7 drejtues të Juventusit. Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Për të cilët prokuroria kishte kërkuar 8 muaj pezullim.

Bardhezinjtë u dënuan dimrin e kaluar me heqjen e 15 pikëve në renditje, por Kolegji i Garancive Sportive anuloi vendimin dhe ktheu çështjen për rigjykim.

Ndërkohë që la në fuqi dënimin e drejtuesve të lartë të klubit si Andrea Agnelli, Federico Cherubini e Fabio Paratici.

Me dënimin e ri, Juventusi zbret në vendin e shtatë me 59 pikë dhe momentalisht është jashtë zonës Champions.

Megjithatë, tri javët e mbetura në dispozicion mund ta katapultojnë sërish në katërshen e parë të renditjes.

Të dielën luhet Juventus-Milan…

MARKETING