Zvicra dhe Kina bien dakord të heqin tarifat për pothuajse të gjitha eksportet zvicerane

Zvicra dhe Kina bien dakord të heqin tarifat për pothuajse të gjitha eksportet zvicerane

Zvicra dhe Kina kanë përfunduar negociatat për përditësimin e marrëveshjes së tyre të tregtisë së lirë, sipas së cilës pothuajse të gjitha eksportet zvicerane drejt Kinës do të përjashtohen nga tarifat doganore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

sipas Departamentit Federal të Zvicrës për Çështjet Ekonomike, Arsimin dhe Kërkimin, presidenti federal i Zvicrës dhe ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, së bashku me ministrin kinez të Tregtisë, Wang Wentao, përfunduan negociatat në Bern.

Sipas marrëveshjes së përditësuar, raporton Swissinfo, 99,8 për qind e eksporteve aktuale zvicerane drejt Kinës do të hyjnë në tregun kinez pa tarifa doganore pas përfundimit të periudhave të përcaktuara për heqjen graduale të tyre, krahasuar me pak më shumë se gjysmën sipas marrëveshjes ekzistuese.

Sipas departamentit, marrëveshja gjithashtu do të përmirësojë qasjen në treg për investitorët zviceranë në Kinë dhe do të forcojë dispozitat për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve.

Ajo përfshin gjithashtu rregulla të përditësuara që mbulojnë tregtinë e shërbimeve, tregtinë digjitale, konkurrencën, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe teknik.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet para fundit të vitit.

Zvicra dhe Kina kanë një marrëveshje të tregtisë së lirë në fuqi që nga viti 2014.

Negociatat për përditësimin e marrëveshjes nisën në vitin 2024 dhe përfunduan pas pesë raundeve të bisedimeve.

Kina është partneri i tretë më i madh tregtar i Zvicrës, pas BE-së dhe SHBA-së.

MARKETING