Zv/presidentja e SHBA-së: Rusia kreu krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Zv/presidentja e SHBA-së: Rusia kreu krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris deklaroi se Rusia kreu krime kundër njerëzimit në Ukrainë, raporton Anadolu.

“SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia (në Ukrainë) ka kryer krime kundër njerëzimit”, tha Harris në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ajo tha se Washingtoni do të ndihmojë Ukrainën në hetimin e krimeve ruse kundër njerëzimit.

Harris theksoi se “autorët” dhe urdhëruesit e këtyre krimeve do të mbajnë përgjegjësi.

“Këtu duhet të pajtohemi të gjithë, se drejtësia duhet të vendoset për të gjithë ata që humbën jetën, të njohur dhe të panjohur”, tha Harris.

Siç tha ajo, Rusia është përgjegjëse për krimet e përhapura kundër popullsisë civile në Ukrainë. Ajo shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Duke iu referuar marrëdhënieve të Kinës me Rusinë, Harris tha se ata janë të shqetësuar për thellimin e marrëdhënieve të Moskës me Pekinin pas luftës ruso-ukrainase.

Zv/presidentja amerikane i kërkoi Kinës të mos mbështesë Rusinë duke e furnizuar me armë. Harris theksoi se çdo lëvizje e Pekinit në këtë drejtim do të minonte më tej rendin e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

MARKETING