Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova

Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

MARKETING

Shik.mk

Në urimin e tij, Sela e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për tejkalimin e krizës institucionale dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

“Me vendimin e sotëm shpëtoi dhe fitoi Kosova!”, ka shkruar Sela, duke theksuar se zgjedhja e Presidentes, sipas tij, e largon vendin nga rreziku i një krize institucionale me pasoja të rrezikshme, polarizimi shoqëror dhe skenarëve të paparashikueshëm.

Sela ka vlerësuar gjithashtu se nga ky zhvillim përfitojnë edhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas tij, përveç mbështetjes ligjore, tashmë do të kenë edhe vëmendjen e institucioneve në betejën e tyre ligjore dhe diplomatike.

“Fitoi populli i Kosovës që më së shumti meriton qetësi, stabilitet, siguri dhe prosperitet!”, ka deklaruar Sela.

Në fund, ai ka përgëzuar klasën politike për atë që e ka cilësuar si “pjekuri në momentet e fundit dhe shumë të rëndësishme”, ndërsa Presidentes së re i ka uruar sukses në detyrën e saj.

“Urime zonjës Justina Shiroka-Pula detyrën e Presidentes dhe përgjegjësinë që besojmë se do ta kryejë me sukses”, ka përfunduar Sela.

MARKETING